SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore
B.H./RTKlive
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina kanë arritur një marrëveshje për të ulur ndjeshëm tarifat doganore për një periudhë 90-ditore, pas negociatave të zhvilluara në Gjenevë.
Sipas marrëveshjes, SHBA do të reduktojë tarifat mbi mallrat kineze nga 145% në 30%, ndërsa Kina do të ulë tarifat mbi mallrat amerikane nga 125% në 10% .
Kjo marrëveshje synon të de-përshkallëzojë tensionet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë dhe të parandalojë një ndarje të dëmshme ekonomike që mund të ndikojë negativisht në rritjen globale dhe të rrisë inflacionin në SHBA . Si pjesë e marrëveshjes, të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një mekanizëm të përhershëm dialogu për të shmangur përshkallëzimet e ardhshme tregtare, me përfaqësues të lartë të caktuar: He Lifeng për Kinën dhe Scott Bessent dhe Jamieson Greer për SHBA-në, raporton Financial Times.
Marrëveshja gjithashtu përfshin një angazhim për të pezulluar ose anuluar disa masa jotarifore që Kina kishte vendosur ndaj SHBA-së . Gjatë bisedimeve, u diskutua për herë të parë edhe çështja e epidemisë së fentanilit në SHBA, me kërkesën që Kina të ndërmarrë masa kundër prodhimit të paligjshëm të kimikateve të lidhura.
Ky zhvillim ka sjellë optimizëm në tregjet financiare globale, me rritje të indekseve të aksioneve dhe forcim të dollarit amerikan.























