Von der Leyen falënderon Trumpin për përpjekjet për armëpushim në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Von der Leyen falënderon Trumpin për përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

G.K/RTKlive

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka falënderuar Donald Trump për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë,

"Falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhshme për të sjellë një armëpushim në Ukrainë," deklaroi von der Leyen në një postim në rrjetin social X.

Ajo theksoi se është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbeten të angazhuara në çështjet ndërkombëtare dhe riafirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për Presidentin Zelenskyy dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në Ukrainë.

Von der Leyen bën të ditur se telefonatën me Donald Trump e ka realizuar së bashku me disa liderë të tjerë botërorë, përfshirë presidentin Emmanuel Macron, kryeministren Giorgia Meloni, presidentin Alexander Stubb, kancelarin Friedrich Merz dhe presidentin Volodymyr Zelenskyy.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota