San Diego,rrëzohet një aeroplan, dyshohet se ka shkaktuar viktima të shumta
BKT
Rajoni dhe Bota

San Diego,rrëzohet një aeroplan, dyshohet se ka shkaktuar viktima të shumta

M.M./ RTKlive

Disa persona besohet se kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të  një aeroplan i vogël në një rrugë banimi në San Diego, të enjten në mëngjes.

Disa shtëpi u shkatërruan dhe makina u përfshinë nga flakët, pasi avioni privat u rrëzua në lagjen banimi Murphy Canyon të qytetit. Rreth 100 persona janë evakuuar nga zonat përreth, tha policia, raporton BBC.

Avioni i vogël ishte një avion Cessna 550, tha Administrata Federale e Aviacionit, i cili mund të mbajë tetë deri në dhjetë persona, përfshirë pilotin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota