Mbrojtja e Finlandës nga kërcënimi rus
BKT
Foto: Wikipedia
Rajoni dhe Bota

Mbrojtja e Finlandës nga kërcënimi rus

Bardhyl Bajrami / RTK

Finlanda, pasi iu bashkua NATO-s, po përgatitet në çdo aspekt për t`u përballur me ndonjë sulm eventual të mundshëm të Rusisë.

Gjatësia e kufirit mes Finlandës e Rusisë është rreth një mijë e treqind kilometra. Ushtria e Finlandës ka vërejtur grumbullimin e aeroplanëve bombardues të Rusisë në një bazë afër kufirit.

Në shumë shtëpi në Finlandë, gjithçka është gati dhe e përgatitur në rast të ndonjë sulmi eventual të Rusisë. Furnizimi me ujë, bateritë rimbushëse, radio dhe ilaçe nga të gjitha llojet. Të gjitha vendkalimet kufitare me Rusinë janë të mbyllura qëkur Finlanda u bë pjesë e NATO-s.

Invazioni i fundit i Rusisë në Finlandë i takon Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë, të gjitha qytetet e qytezat kanë ndërtuar bunkerë nëntokësorë me tualete mobile, dhe krevat që u përballojnë dridhjeve. Në kohë paqeje, këta bunkerë përdoren apo shfrytëzohen si qendra sportive.

Nga pamjet satelitore të bëra nga ushtria e Finlandës, shihe grumbullimi i aeroplanëve bombardues të Rusisë në një bazë jo shumë larg kufirit.

Deri tani, rrjeti hekurudhor apo sistemi hekurudhor mes Finlandës dhe Rusisë ka qenë kompatibil, por Finlanda do ta ndryshojë gjerësinë e binarëve për t’ia pamundësuar ushtrisë ruse që eventualisht ta përdorë atë rrjet por do ta bën ndryshimin edhe për ta lehtësuar transportin e pajisjeve ushtarake të NATO-s.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota