Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi kanë përfunduar
M.M./ RTKlive
Rusia dhe Ukraina u takuan në kohën e drekës për bisedime paqeje në Stamboll, pasi të dyja palët konfirmuan sulmet gjatë fundjavës.
Ndërsa, sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, bisedimet bëhet e ditur se kanë përfunduar. Vetë takimi thuhet se ka zgjatur pak më shumë se një orë.
Pas takimit, Volodymyr Zelenskyy tha se palët në dialog planifikuan një shkëmbim të ri të të burgosurve, por ai nuk përmendi se sa mund të lirohen nga secila palë, raporton Reuters.
Kurse sipas ‘Skynews’, bëhet e ditur se në këtë takim, Ukraina ia ka dorëzuar Rusisë listën e fëmijëve të “rrëmbyer”.
Zyrtarët ukrainas thonë se qindra fëmijë u larguan me forcë nga territori ukrainas nga forcat ruse dhe ata duan që ata të kthehen si pjesë e një marrëveshjeje paqeje.
Delegacioni ukrainas i dorëzoi ekipit rus një listë të fëmijëve që dëshirojnë të kthehen gjatë bisedimeve të sotme, sipas shefit të stafit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak.
"Këta janë qindra fëmijë që Rusia i ka deportuar ilegalisht, i ka zhvendosur me forcë ose i mban në territore të pushtuara përkohësisht", tha ai.
Kjo ishte një nga tre kushtet e përcaktuara nga Volodymyr Zelenskyy dje. "Së pari - një armëpushim i plotë dhe pa kushte. Së dyti - lirimi i të burgosurve. Së treti - kthimi i fëmijëve të rrëmbyer."
Moska pretendon se fëmijët u zhvendosën për t'i mbrojtur ata nga luftimet.
Shkëmbim të burgosurish
Rusia dhe Ukraina po përgatiten gjithashtu një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, deklaroi Zelenskyy në kryeqytetin lituanez, ku po merrte pjesë në një takim të shteteve të Evropës Qendrore dhe Nordike.
Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se shkëmbimi do të përqendrohet te të plagosurit rëndë dhe të rinjtë. Mbetjet e ushtarëve të vdekur do të riatdhesohen, gjithashtu, si pjesë e shkëmbimit.























