Trump flet me Putinin: Është i obliguar t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump flet me Putinin: Është i obliguar t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës

Bardhyl Bajrami / RTK

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka biseduar të mërkurën me telefon me presidentin amerikan, Donald Trump, të cilit i ka thënë se ai, presidenti rus, është i obliguar t’i përgjigjet sulmit të Ukrainës që e bëri gjatë vikendit.

Kështu ka deklaruar presidenti Trump, e kjo do të çonte drejt përshkallëzimit të mundshëm të luftës, pikërisht në kohën kur presidenti amerikan shpreson të ndërmjetësojë në përfundimin e luftës.

Për telefonatën e bërë me presidentin rus, presidenti Trump ka njoftuar në rrjetin social Truth, ndërsa aty nuk ka përmendur për aplikimin e presionit më të madh ndaj presidentit rus për t’u pajtuar për armëpushim, apo për ta kalibruar hakmarrjen e tij për sulmin e guximshëm me dron të Ukrainës në aeroportet thellë brenda territorit të Rusisë.

Presidenti Trump e ka pranuar se biseda e tij 75-minutëshe me presidentin rus nuk do të sjellë një fund të menjëhershëm të luftës në Ukrainë.

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota