Vritet shefi i Inteligjencës së Iranit
BKT
Rajoni dhe Bota

Vritet shefi i Inteligjencës së Iranit

RTKlve

Agjencia gjysmë-zyrtare iraniane Tasnim ka raportuar se shefi i inteligjencës së Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), Mohammad Kazemi, dhe zëvendësi i tij, Hassan Mohaqiq, janë vrarë gjatë një sulmi ajror izraelit të dielën.

Sipas raportimeve, në të njëjtin sulm është vrarë edhe një zyrtar tjetër i inteligjencës së IRGC-së, Mohsen Bagheri. Sulmi ka ndodhur në Teheran dhe raportohet se ka qenë pjesë e një shkëmbimi të ashpër zjarri mes Izraelit dhe Iranit, që ka hyrë në ditën e tretë radhazi të përshkallëzimit të dhunës, raporton euronews.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kishte deklaruar më herët se Kazemi dhe Mohaqiq janë vrarë, duke e konfirmuar sulmin dhe objektivin e tij.

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Iran, Kallas thërret takim me ministrat e jashtëm të BE-së.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota