Trump kërkon “zgjidhje të vërtetë” për çështjen bërthamore të Iranit
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump kërkon “zgjidhje të vërtetë” për çështjen bërthamore të Iranit

RTKLive

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se dëshiron një “zgjidhje të vërtetë” për problemin bërthamor me Iranin, duke kërkuar që Irani të “heqë dorë plotësisht” nga armët bërthamore.

Trump bëri këto komente gjatë nisjes së tij në mesnatë nga Kanadaja, ku mori pjesë në samitin e vendeve të G7-ës të hënën, raporton CBS News sot në mëngjes.

Trump parashikoi se Izraeli nuk do të ngadalësojë sulmet ndaj Iranit.

Ai ka thënë: “Do ta shihni në dy ditët e ardhshme. Do ta shihni. Deri tani, askush nuk ka ngadalësuar.”

Presidenti shtoi se “mundet” të dërgojë të dërguarin amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ose zëvendëspresidentin JD Vance, për të takuar zyrtarë iranianë.

Megjithatë, ai theksoi se kjo “varet nga ajo që ndodh kur të kthehem”. I pyetur nëse përfshirja e SHBA-së do të çonte në shkatërrimin e programit bërthamor iranian, Trump tha se shpreson që programi të “fshihet që më herët”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota