Ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet kyçe bërthamore iraniane
BKT
Rajoni dhe Bota

Ushtria izraelite thotë se ka goditur vendet kyçe bërthamore iraniane

M.M./ RTKlive

Forcat ajrore të Izraelit po godasin vendet e lëshimit të raketave balistike në Isfahan, deklaroi të martën mbrëma zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), Effie Defrin. Ai tha se në këtë valë aktuale sulmesh po goditen 12 vende.

Izraeli ka sulmuar tre objekte kyçe bërthamore iraniane, përfshirë atë në Isfahan, që kur filluan sulmet ndaj Iranit.

IDF publikoi një video që pretendon se tregon tre vendndodhje kyçe për ruajtjen dhe lëshimin e raketave tokë-tokë që u goditën në Isfahan të martën.

“Falë sulmeve tona, forcat e regjimit iranian janë shtyrë drejt qendrës së Iranit,” tha zëdhënësi. “Tani ata po përqendrojnë përpjekjet për të lëshuar raketa nga zona e Isfahanit. Ata janë tërhequr nga Irani perëndimor, por ne jemi menjëherë pas tyre.”

Zyrtari ushtarak tha se nuk ka më “qytete strehimi” në rajon për Iranin dhe aleatët e tij. Ai bëri krahasime mes figurave të Hamasit dhe Hezbollahut të vrarë nga Izraeli dhe zyrtarëve të lartë iranianë.

Këto deklarata vijnë ndërsa IDF njoftoi se ka goditur më shumë se 70 njësi iraniane të mbrojtjes ajrore me raketa, si dhe disa lëshues raketash dhe radarë zbulimi në të gjithë Iranin, që sipas tyre kishin për qëllim të pengonin sulmet izraelite.

“Në ditët e fundit, avionët luftarakë kanë ndërmarrë rreth pesë valë sulmesh me qëllim dobësimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Iranit,” theksoi zyrtari ushtarak, derisa shtoi se “kjo hap rrugën për goditje në Teheran dhe objektiva të tjera të thella brenda Iranit.”


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota