23:03 / 18.06.2025
Këshilli i Sigurimit mban takim emergjent për Iranin të premten
M.M./ RTKlive
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një tjetër takim emergjent mbi Iranin të premten në orën 10:00, në Nju Jork.
Takimi vjen me kërkesë të Iranit, i mbështetur nga Kina, Pakistani dhe Rusia.
Një pjesë e kërkesës së Iranit përfshin që Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, si dhe shefja e çështjeve politike të OKB-së, Rosemary DiCarlo, të japin një informim përsëri para Këshillit, raporton BBC News.
Ky do të jetë takimi i dytë pas një takimi të parë emergjent të premten e kaluar.























