Vazhdojnë sulmet ndërmjet Izraelit e Iranit
BKT
Rajoni dhe Bota

Vazhdojnë sulmet ndërmjet Izraelit e Iranit

Sh.Ç|RTKlive

Sulmet ndërmjet Izraelit dhe Iranit janë duke vazhduar edhe të dielën. Ushtria izraelite ka thënë se forca ajrore ka nisur një valë të re të sulmeve kundër caqeve ushtarake në perëndim të Iranit.

Kjo ka ardhur pasi forcat izraelite kanë paralajmëruar se kanë identifikuar se disa raketa iraniane janë nisur në drejtim të territorit të Izraelit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Në anën tjetër, raportohet se Irani ka shënjestruar disa objektiva në Izrael, përfshirë edhe aeroportin Ben Gurion.

Forcat e armatosura të Iranit thonë se kanë shënjestruar disa vende në Izrael, përfshirë Aeroportin Ben Gurion, pas sulmeve amerikane në vendet kryesore bërthamore në Republikën Islamike.

"Vala e njëzetë e Operacionit 'Premtimi i Sinqertë 3' filloi duke përdorur një kombinim të raketave me lëndë djegëse të lëngshme dhe të ngurta me rreze të gjatë veprimi me fuqinë shkatërruese të kokave bërthamore", thanë forcat e armatosura në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Fars .

Forcat e armatosura iraniane shtuan në një deklaratë se objektivat përfshinin një aeroport, një "qendër kërkimore biologjike", baza logjistike dhe shtresa të ndryshme të qendrave të komandës dhe kontrollit.

Kurse një zëdhënës i rebelëve Huthi të Jemenit tha se përgjigjja e këtyre organizatave militante pro-iraniane ndaj sulmit të SHBA-së kundër Iranit gjatë natës ishte "vetëm çështje kohe".

Mohammed al-Buhaiti, një anëtar i byrosë politike të rebelëve Huthi, i tha televizionit Mubasher të Al Jazeera-s se marrëveshja e tyre e armëpushimit me Uashingtonin u arrit para luftës kundër Iranit.

Ky grup militant ka kryer sulme në korridoret e transportit detar në Detin e Kuq dhe në territorin izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës të cilët janë nën sulm nga ushtria izraelite.

Huthët ranë dakord për një marrëveshje armëpushimi me SHBA-në në maj dhe që atëherë kanë ndaluar sulmet ndaj anijeve amerikane në këmbim të ndalimit të bombardimeve amerikane të pozicioneve të Huthëve në Jemen.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota