Siri, rritet numri i të vdekurve pas sulmit terrorist në një kishë
M.M./ RTKlive
Të paktën 22 persona janë vrarë dhe 63 persona janë plagosur nga një sulm terrorist në një kishë në kryeqytetin sirian, Damask, të dielën.
Autori i krimit, i cili sipas Ministrisë së Brendshme iriane ka lidhje me grupin terrorist ISIS, hapi fillimisht zjarr ndaj njerëzve brenda kishës së Shën Elias në lagjen Dwelaa. Terroristi më pas shpërtheu një rrip me bombë që mbante rreth vetes, raporton AFP.
Sulmi është i pari i këtij lloji në kryeqytetin sirian, që kur rebelët islamistë përmbysën regjimin e diktatorit të hershëm Bashar al-Assad. Siguria mbetet një nga sfidat më të mëdha për autoritetet e reja të vendit.
Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, është sulmi i parë terrorist i synuar ndaj një kishe në Siri që nga viti 2011.























