Kenia, të paktën 8 të vrarë dhe qindra të plagosur
BKT
Rajoni dhe Bota

Kenia, të paktën 8 të vrarë dhe qindra të plagosur

M.M./ RTKlive

Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 400 të plagosur, ndërsa mijëra dolën në rrugë në një ditë protestash në të gjithë Kenian kundër qeverisë së presidentit William Ruto.

Policia u përlesh me protestuesit në kryeqytetin Nairobi dhe qytete të tjera, saktësisht një vit pas valës së demonstratave vdekjeprurëse antiqeveritare që goditën vendin në vitin 2024.

Ruto u bëri thirrje protestuesve të mos kërcënojnë paqen dhe stabilitetin, ndërsa turmat u përpoqën të arrinin në rezidencën e tij zyrtare, por u penguan nga policia.

Policia përdori barrikada dhe tela me gjemba për të bllokuar rrugët kryesore - veçanërisht ato që të çojnë në Pallatin e Shtetit dhe Parlamentin, raporton BBCNews.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende ndonjë shifër të viktimave nga protestat e së mërkurës, por ‘Shoqata Mjekësore e Kenias’, ‘Shoqata Ligjore e Kenias’ dhe ‘Grupi i Punës për Reformat e Policisë’ thanë në një deklaratë të përbashkët se të paktën tetë protestues u vranë.

Nga 400 të plagosurit, 83 kërkuan "trajtim të specializuar" dhe tetë kishin pësuar plagë me armë zjarri. Të plagosurit përfshinin tre oficerë policie, thuhet në deklaratë.

Një grup i të drejtave të njeriut, ‘Amnesty Kenya’, tha se numri i të vdekurve arrin në 16.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota