Macron dhe Putin flasin për konfliktin Izrael - Iran dhe luftën në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Macron dhe Putin flasin për konfliktin Izrael - Iran dhe luftën në Ukrainë

Luan Qorraj / RTK

Për herë të parë që nga shtatori i vitit 2022 presidenti francez Emanuel Macron zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

 Gjatë bisedës 2 orëshe, Macron shprehu vendosmërinë e tij që të kërkon zgjidhje diplomatike për krizën me Iranin por edhe ceku nevojën që Teherani të bashkëpunon në tërësi me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, IAEA.

Ndërsa, Putin tha se është gjithashtu e nevojshme të respektohet e drejta e Iranit të zhvillon program bërthamor për qëllime paqësore si dhe faktin se Irani vazhdon ti përmbahet detyrimeve të marrëveshjes për mos-përhapjen e armeve bërthamore.

Përderisa, sa i përket Ukrainës, Putini përsëri tha se lufta është pasojë e injorimit të interesave të sigurisë së Moskës dhe shtoi se çfarëdo marrëveshje e paqes do të duhet të ketë karakter afatgjatë dhe të merr parasysh "realitetet e reja territoriale".

Macron, nga ana e tij, ri-konfirmoi përkrahjen e plotë të Francës për Ukrainën dhe integritetin territorial dhe shtoi se Ukraina është e vetmja e cila mund të vendosë a do të pranon ndonjë koncesion territorial.

Burimet diplomatike kanë thënë se presidenti Francez, para bisedës me Putin ,zhvilloi bisedë me presidentin Ukrainas Volodymyr Zelensky dhe se pas përfundimit të bisedës me presidentin rus ai përsëri bisedoi me Zelensky-n si edhe me presidentin amerikan Donlad Trump përpara dhe pas bisedës me Putin si dhe me presidentin amerikan Donald Trrump - pas bisedës zyra e presidentit francez tha se Macron dhe Putin do të vazhdojnë bisedat.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota