Van Bronckhorst bëhet ndihmës i trajnerit Arne Slot
BKT
Sport

Van Bronckhorst bëhet ndihmës i trajnerit Arne Slot

Uran Krasniqi / RTKLive

Liverpool ka zyrtarizuar disa ndryshime në stafin teknik para fillimit të sezonit të ri. Giovanni van Bronckhorst është emëruar ndihmës i trajnerit të ri, Arne Slot.

Van Bronckhorst ka një përvojë të madhe si lojtar dhe trajner. Ai më parë ka drejtuar skuadra si Feyenoord, Rangers dhe Besiktas. Me Feyenoord ai ka fituar titullin e kampionit të Holandës pas shtatëmbëdhjetë vitesh dhe dy herë Kupën e Holandës. Po ashtu, me Rangers ka fituar Kupën e Skocisë dhe ka arritur në finalen e Europa League në vitin 2022. Në vitin 2024 ai ka fituar edhe Superkupën e Turqisë me Besiktas.

Pesëdhjetë vjeçari do ta zëvendësojë John Heitinga, i cili është emëruar trajner i ri i Ajax.

Liverpool ka bërë edhe ndryshime te trajnerët e portierëve. Spanjolli Xavi Valero do të jetë trajneri i ri i portierëve, pasi Fabian Otte dhe Claudio Taffarel janë larguar nga klubi. Taffarel ishte pjesë e Liverpool për katër vite dhe ishte shumë i vlerësuar nga tifozët.

Valero nuk është i ri për Liverpoolin. Ai ka punuar aty më parë, gjatë kohës së trajnerit Rafael Benitez, dhe e ka ndjekur atë edhe në klube si Inter, Chelsea, Napoli dhe Real Madrid. Puna e tij e fundit ishte te West Ham.

Liverpool sezonin e ri do ta nisë më 10 gusht ndaj Crystal Palace në ndeshjen për Community Shield. Ndërsa kampionatin në Premier League do ta fillojë më 15 gusht në udhëtim kundër Bournemouth.