23:09 / 02.07.2025
Ministri i Jashtëm izraelit ‘për’ bisedime mbi armëpushimin
M.M./ RTKlive
Presidenti Donald Trump deklaroi se Izraeli ka miratuar kushtet e një marrëveshjeje të re armëpushimi me Hamasin.
Të mërkurën, ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, tha se “ka disa shenja pozitive”, në një konferencë për shtyp gjatë një vizite diplomatike në Estoni.
“Qëllimi ynë është të fillojmë negociatat përmes përfaqësuesve sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Saar, sipas New York Times.
Sipas gazetës, Hamasi e ka marrë parasysh propozimin, por ende nuk i është përgjigjur qëndrimit të tij mbi kushtet.























