118 viktima në Rripin e Gazës, Hamasi shqyrton propozimin për armëpushim
BKT
Rajoni dhe Bota

118 viktima në Rripin e Gazës, Hamasi shqyrton propozimin për armëpushim

Luan Qorraj / RTK

Të paktën 118 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e operacioneve izraelite, përderisa më shumë se 580 të tjerë janë plagosur. Zyrtarë të Hamasit thanë se 12 nga viktimat u vranë derisa po prisnin ndihma humanitare.

Sipas zyrtarëve, në mesin e viktimave janë së paku 12 persona të cilët u vranë kur ushtarët izraelit hapën zjarre drejtë turmës, e cila ishte duke pritur për ndihmat e paketa humanitare që lejohen të hyjnë në këtë territor.

Ndërkohë, raportuesi special për të drejtat e njeriut pranë OKB-s, në territoret palestineze, Francesca Albaneze i ka bërë thirrje të gjithë shteteve të botës që të vendosin embargo të plotë të armatimit për Izraelin dhe të ndërprejnë çfarëdo marrëdhënie tregtare dhe financiare që kanë me Tel Avivin, për të krijuar presion për ndalimin e asaj që ajo e quajti "fushatë gjenocidale" në Rripin e Gazës.

Njëkohësisht, zyrtarët e Hamasit, kanë thënë se janë ende duke e shqyrtuar propozimin më të ri për armëpushim, ky propozim i përkrahur nga presidenti amerikan Donald Trump, parasheh një armëpushim të menjëhershëm 60 ditor dhe, sipas raporteve, tanimë është pranuar nga Tel Avivi zyrtar.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota