13:46 / 05.07.2025
Australi, zjarrvënie në sinagogë, Albanese: Do të veproj me forcën e ligjit
M.M. /RTKlive
Kryeministri i Australisë, Anthony, Albanese, ka premtuar të ndërmarrë veprime të forta pas një sulmi të dukshëm me zjarrvënie në një sinagogë në Melbourne.
Policia është në kërkim të një burri që hodhi lëng në derën e përparme të sinagogës përpara se t'i vinte flakën të premten në mbrëmje. Rreth 20 persona që po darkonin brenda në atë kohë u evakuuan pa asnjë të lënduar, raporton BBCNews.
Policia po përpiqet gjithashtu të përcaktojë nëse incidenti është i lidhur me një sulm kundër një restoranti në pronësi të hebrenjve në qytet në të njëjtën natë.
Një varg sulmesh antisemite kanë ndodhur në Australi në muajt e fundit, të shkaktuara nga tensionet për shkak të luftës Izrael-Hamas.























