Kosova mirëpret kampionatin evropian E-Sports për herë të parë|VIDEO
BKT
Sport

Kosova mirëpret kampionatin evropian E-Sports për herë të parë|VIDEO

A.B| RTKlive

Sot në Sallën 1 Tetori në Prishtinë, është mbajtur ceremonia e hapjes së Kampionatit Evropian të Esports – EEC25, e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë. Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, tha se Kosova është krenare që është nikoqire në këtë garë sportive elektronike.

Ai tha se Kosova është vend ku talenti rritet shpejti, duke përmendur se të rinjtë kosovarë kanë shumë potenciale në fushat sportive.

Kurti theksoi se sportistët nga Kosova kanë kaluar kufijtë. “Sportet elektronike mishërojnë punët ekipore”, tha ai.