Drita kalon në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League
Uran Krasniqi/RTKLive
(E plotësuar 21:57) - Skuadra e Dritës ka shkruar histori sonte në Luksemburg, duke kaluar në raundin e dytë të kualifikimeve për Champions League.
Ekipi nga Gjilani fituar ndaj Differdange, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat 2-3.
Drita e ka nisur ndeshjen kthyese shumë më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt përmes sulmuesit Arb Manaj. I njëjti lojtar ka shënuar edhe golin e dytë në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke i dhënë epërsi të sigurt skuadrës gjilanase.
Megjithatë, Differdange ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e njëzet e nëntë me golin e Brusco, pas një gjuajtjeje nga këndi. Fillimisht gjyqtari ka pasur dyshime për rregullsinë e golit, por pas rishikimit në VAR, ka vendosur ta njohë golin si të vlefshëm.
Në pjesën e dytë, Drita e ka menaxhuar me sukses avantazhin deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur është shkaktuar një penallti dhe skuadra vendase ia ka dalë ta kthejë në gol përmes Hadji.
Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej baras, Drita e ka gjetur edhe një herë golin në kohën shtesë përmes Tushës.
Kësisoji Drita ka arritur jo vetëm ta fitojë takimin po edhe ta sigurojë kualifikimin me rezultat të përgjithshëm 4-2, pasi kishte fituar edhe ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 1-0. Edhe në ndeshjen e parë golin për Dritën e kishte shënuar Arb Manaj.
Pas kësaj ndeshje Drita avancon në raundin e dytë të Champions League, ku do të përballet me një nga gjigantët e futbollit danez, Copenhagen.

Pjesa e parë mbyllet me avantazh të Dritës ndaj Differdange
Drita e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë të ndeshjes kundër Differdange.
Skuadra gjilanase po avancon me rezultat 1-2 në Luksemburg ndaj skuadres kampione në këtë shtet.
Ndeshja përket te raundi i parë i kualifikimeve për Champions League. Ndeshjen e parë në Prishtinë skuadra kampione e Kosovës e kishte fituar me rezultat 1-0.
Të martën Drita e ka nisur më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutën e katërt me golin e sulmuesit Arb Manaj. I njëjti lojtar ka realizuar edhe golin e dytë në minutën e shtatëmbëdhjetë, duke dyfishuar avantazhin.
Megjithatë, Differdange ka arritur ta ngushtojë rezultatin në minutën e njëzet e nëntë, pas një gjuajtjeje nga këndi. Autor i golit për skuadrën vendase ka qenë Brusco. Fillimisht gjyqtari ka pasur dyshime për rregullsinë e golit, por pas rishikimit në VAR ka vendosur ta njohë atë si të rregullt.
Me këtë rezultat momental, Drita është në rrugë të mirë për të siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Champions League, ku nëse e menaxhon epërsinë deri në fund, do të përballet me skuadrën daneze, Copenhagen.

Differdange e ngushton epersinë
Differdange ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Dritës.
Kampioni i Luksemburgut deri te goli ka ardhur në minutën e njëzet e nëntë pas një ekzekutimi të një gjuajtje nga këndi. Autor i golit ka qenë Brusco.
Fillimisht gjyqtari ka pasur dyshime për rregullsinë e golit, por pas shqyrtimit në VAR, ka vendosur ta njohë golin si të rregullt.
Rezultati momental i ndeshjes është Differdange 1 – 2 Drita.
Drita e shton epërsinë në Luksemburg
Skuadra e Dritës e ka rritur epërsinë në 0-2 në ndeshjen kthyese ndaj Differdange.
Sulmuesi Arb Manaj ka qenë sërish protagonist, duke realizuar golin e dytë personal dhe të ekipit në minutën e shtatëmbëdhjetë.
Nëse ruhet ky avantazh atëherë ekipi nga Gjilani kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve të Champions League.
Në raundin e radhës Drita do të përballej me klubin danez, Copenhagen. 
Drita kalon në epërsi ndaj Differdange
Vetëm katër minuta lojë i kanë mjaftuar skuadrës së Dritës për të kaluar në avantazh në ndeshjen kthyese ndaj Differdange.
Golin e epërsisë për ekipin nga Gjilani e ka realizuar sulmuesi Arb Manaj, duke e afruar edhe më shumë skuadrën kosovare drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions League.
Drita kishte fituar ndeshjen e parë të zhvilluar në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0.
Nëse arrin ta menaxhojë avantazhin deri në fund, skuadra gjilanase do të përballet në raundin e dytë me gjigantin danez, Copenhagen.























