Digjet një qendër tregtare në Irak, të paktën 60 të vdekur
BKT
Rajoni dhe Bota

Digjet një qendër tregtare në Irak, të paktën 60 të vdekur

RTKLive

Të paktën 60 persona kanë humbur jetën nga një zjarr i madh që përfshiu një qendër tregtare në qytetin Kut të Irakut, njoftojnë zyrtarët. Qendra tregtare ishte hapur vetëm pesë ditë më parë.

Zjarri shpërtheu të mërkurën në mbrëmje, derisa pamjet në rrjetet sociale shfaqin zjarrfikës duke shpëtuar njerëz nga çatia. Sipas mediave shtetërore, shumë persona ende rezultojnë të zhdukur.

Guvernatori rajonal, Mohammed al-Miyahi, e quajti  këtë "një tragjedi dhe fatkeqësi" dhe njoftoi masa ligjore kundër pronarit të qendrës. Ai shpalli gjithashtu tri ditë zie në rajon.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota