Noni Madueke zyrtarizon kalimin te Arsenal nga Chelsea
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i kombëtares së Anglisë, Noni Madueke, ka konfirmuar të premten largimin nga Chelsea, ndërsa Arsenal ka zyrtarizuar transferimin e tij.
Sipas mediave britanike, marrëveshja mes dy klubeve londineze i ka kushtuar Arsenalit rreth pesëdhjetë milionë funta, duke i sjellë Chelsea fitim në krahasim me shumën e investuar dy vite më parë.
Madueke ka luajtur në pesë nga shtatë ndeshjet e Chelsea në Kupën e Botës për Klube në SHBA, por nuk është aktivizuar në finalen që Chelsea e fitoi 3-0 ndaj PSG.
Trajneri Mikel Arteta ka deklaruar për faqen zyrtare të Arsenal se e mirëpret futbollistin në skuadër. “Të gjithë jemi shumë të lumtur ta mirëpresim Noni Madueke në ekip.
“Të gjithë jemi shumë të lumtur ta mirëpresim Noni Madueke në ekip. Noni është një lojtar i ri, emocionues dhe me fuqi, me paraqitje dhe statistika me cilësi të lartë në sezonet e fundit. Ai është një nga lojtarët anësorë më të talentuar në Premier League. Në moshën vetëm njëzet e tre vjeçare, Noni sjell tashmë përvojë në futbollin e klubeve dhe atë ndërkombëtar, dhe e njeh shumë mirë Premier League. Duke parë nga afër cilësinë e paraqitjeve të tij gjatë këtyre sezoneve, jemi shumë të ngazëllyer që po na bashkohet”, ka thënë ai.























