Lufta në Rripin e Gazës, vriten mbi 100 palestinezë
BKT
Rajoni dhe Bota

Lufta në Rripin e Gazës, vriten mbi 100 palestinezë

Luan Qorraj /RTK

Zyrtarët në Rripin e Gazës kanë thënë se që nga orët e mëngjesit, si pasojë e operacioneve izraelite, janë vrarë më shumë se 100 civilë palestinezë.

Zyrtarët në rripin e Gazës njoftojnë se Izraeli po vazhdon me operacione intensive në pjesët e ndryshme të këtij territori- sipas tyre, që nga orët e mëngjesit, në pjesët e ndryshme të Gazës janë vrarë së paku 107 palestinezë përderisa më shumë se 300 të tjerë janë plagosur. Shumica e viktima u shkaktuan si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve me fluturake pa pilot por, autoritetet në gaza thanë se 37 prej viktimave kanë qenë civil të cilët ishin duke pritur në rend për ndihma në njërën prej pikave zyrtare të distribuimit që gjendet në afërsi të Rafah-ut.

Ky është incidenti i fundit ku forcat izraelite, apo kontraktuesit privat, hapën zjarr drejtë turmave të civilëve palestinez që ishin duke pritur për ndihma dhe organizatat e ndryhem humanitare dhe burimet në gaza thonë se, deri me tani, qindra civil u vranë si pasojë e incidenteve të ngjashme në pikat e shpërndarjes së ndihmave.

Ndërkohë përfaqësuesit e HAmasit kanë thënë se Izraeli e ka refuzuar një propozim për armëpushim i cili do të sillte deri te lirimi i menjëhershëm i të gjitha pengjeve që ende mbahen në rripin e gazës . Hamasi shtoi edhe se është i gatshëm për një luftë të gjatë në rast që Izraeli vazhdon të mos pranon marrëveshjet e armëpushimit.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota