Ekuador, 14 të vdekur nga të shtënat mes grupeve rivale
M.M./ RTKlive
Të paktën 14 civilë janë vrarë në dy të shtëna me armë në qytetin El Empalme në Ekuadorin jugperëndimor, sipas autoriteteve lokale.
Prej kohësh, një luftë e dhunshme ka vazhduar midis dy karteleve rivale të drogës në zonën bregdetare.
“Kemi rreth 12 të vdekur dhe tre të plagosur”, tha shefi i policisë, Oscar Valencia, duke shtuar se sulmuesit qëlluan ndaj një grupi tjetër pranë vendit të masakrës së parë, duke vrarë dy persona të tjerë, raportojnë mediet e huaja.
Viti 2025 ka qenë një vit i përgjakshëm në Ekuador. Në mesin e korrikut, të paktën nëntë persona u vranë në një të shtënë me armë në një bar në të njëjtën provincë. Sipas statistikave zyrtare, gjatë pesë muajve të parë të vitit janë regjistruar pak më shumë se 4,000 vrasje.























