I dërguari i SHBA-së ka mbërritur në Moskë
M.M./ RTKlive
I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, ka mbërritur në Moskë.
Witkoff pritet të takohet me udhëheqës rusë për bisedime lidhur me luftën në Ukrainë, por ende nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, do të marrë pjesë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Rusisë një afat deri të premten për të arritur një marrëveshje paqeje, përndryshe do të vendosen sanksione të tjera amerikane, raportojnë mediet e huaja.
Vizita e fundit e njohur e Witkoff në Rusi ishte në prill, kur ai u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, por ato bisedime nuk sollën ndonjë përparim për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë.
Putin, i cili në mënyrë të vazhdueshme ka refuzuar thirrjet për armëpushim, e ka intensifikuar luftën me sulme ajrore edhe më të gjera dhe me ofensiva të vazhdueshme përgjatë vijave të frontit.























