Presion amerikan për paqe, Witkoff në takim me Putinin
BKT
Rajoni dhe Bota

Presion amerikan për paqe, Witkoff në takim me Putinin

M.M./ RTKlive

Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi të mërkurën në Moskë bisedime me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, njoftoi Kremlini, vetëm pak ditë para afatit të së premtes të vendosur nga Shtëpia e Bardhë që Rusia të arrijë një marrëveshje paqeje me Ukrainën – përndryshe mund të përballet me sanksione të ashpra ekonomike, që mund të prekin edhe vendet që blejnë naftën e saj. Kremlini nuk dha menjëherë më shumë detaje rreth takimit.

Më herët, Witkoff u pa duke bërë një shëtitje në orët e para të mëngjesit me Kirill Dmitriev, të dërguarin e presidentit rus për investime dhe bashkëpunim ekonomik. Dmitriev ka luajtur një rol kyç në tre raunde bisedimesh të drejtpërdrejta ndërmjet delegacioneve nga Rusia dhe Ukraina, si dhe në diskutime ndërmjet zyrtarëve rusë dhe amerikanë. Deri tani, negociatat nuk kanë sjellë përparim për t’i dhënë fund luftës trevjeçare pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, raporton AP.

Këshilltari për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se gjatë takimit treorësh, Putini i transmetoi "sinjale" Witkoff-it lidhur me atë që ai e quajti "çështja ukrainase" dhe "mori sinjale përkatëse" nga pala amerikane, raporton BBC.

Më shumë detaje rreth negociatave do të ndahen pasi Witkoff të raportojë te presidenti Trump, shtoi Ushakov.

Afati i vendosur nga Trump për Putinin përfundon të premten. Uashingtoni ka kërcënuar me “tarifa të ashpra” dhe masa të tjera ekonomike nëse nuk ndalet vrasja.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota