Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
BKT
Rajoni dhe Bota

Gjashtë të vrarë dhe dhjetëra të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

M.M./ RTKlive

Sulmet ruse vranë disa persona në Ukrainë gjatë natës, ndërsa afrohet afati i vendosur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, që Moska të pranojë ndalimin e luftimeve.

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën nga sulmet më të fundit të Rusisë në Ukrainë gjatë orëve të para të së enjtes.

Katër civilë u vranë dhe të paktën 13 të tjerë u plagosën në rajonin e Zaporizhjës, sipas guvernatorit Ivan Fedorov, ku Moska kreu gjithsej 723 sulme në të paktën 12 zona të banuara.

Shtëpi banimi, rrjete të shërbimeve publike dhe automjete u dëmtuan nga sulmet.

Në rajonin e Donetskut, autoritetet rajonale thanë se dy civilë u vranë në Kostiantynivka dhe Bilokuzmynivka. Gjashtë të tjerë u plagosën gjatë ditës.

Presidenti rus, Vladimir Putin, përballet me kërkesën për të pranuar një marrëveshje armëpushimi ose me një sërë tarifash të reja të gjera.

Trump ka përsëritur se Moska do të përballet me masa të mëtejshme nëse vazhdon sulmet ndaj Ukrainës. Megjithatë, të dielën ai u tha gazetarëve: “Do të ketë sanksione, por ata duket se janë mjaft të mirë për t’i shmangur sanksionet”.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota