Tërmet 6.1 ballë në Turqi, shemben disa ndërtesa
rtsh
Turqia është tronditur nga një tërmet prej 6.1 ballë mbrëmjen e kësaj të diele. Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë, epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Sindirgi, në Turqinë perëndimore.
Deri më tani raportohet për 4 persona të plagosur, ndërsa dy rezultojnë të zhdukur.
Kryebashkiaku i Sidirji, Serkan Sak tha se rreth 10 ndërtesa u shembën, duke përfshirë një ndërtesë tre katëshe në qendër të qytetit.
“Gjashtë persona jetonin në këtë ndërtesë tre katëshe. Katër u shpëtuan nga rrënojat dhe vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë dy të tjerët nga rrënojat”, tha ai.
Turqia ka përjetuar shumë tërmete të forta në të kaluarën, duke përfshirë tërmetin e shkurtit të viti 2023 në Kahramanmaras, që i mori jetën 53,000 personave. Në fillim të këtij viti, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.2 goditi gjithashtu Stambollin, por fatmirësisht nuk shkaktoi viktima apo dëme të konsiderueshme.























