Zelenskyy takon Starmer-in, teksa Evropa përgatitet për samitin Trump-Putin
BKT
Rajoni dhe Bota

Zelenskyy takon Starmer-in, teksa Evropa përgatitet për samitin Trump-Putin

M.M./ RTKlive

Kryeministri britanik Keir Starmer priti të enjten në Londër presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në shenjë të mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën, një ditë para një samiti kritik SHBA-Rusi që pritet të mbahet në Alaskë.

Vizita e Zelenskyy-t në kryeqytetin britanik erdhi një ditë pasi ai mori pjesë në takime virtuale nga Berlini me presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e disa vendeve evropiane.

Këta liderë thanë se Trump i kishte siguruar se do ta kishte prioritet përpjekjen për të arritur një armëpushim në Ukrainë kur të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten në Anchorage.

Si Zelenskyy, ashtu edhe evropianët janë shqetësuar se samiti dypalësh SHBA-Rusi mund t’i lërë ata dhe interesat e tyre jashtë loje. Ata frikësohen se çdo përfundim i arritur mund të favorizojë Moskën, duke e lënë të ardhmen e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës në rrezik, me pushtimin e plotë rus të Ukrainës që po hyn në vitin e katërt.

Megjithatë, disa nga këta liderë, si kancelari gjerman, Friedrich Merz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, e vlerësuan si konstruktive videokonferencën e së mërkurës me Trump-in


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota