Trump: Nëse bisedimet me Putinin shkojnë mirë, do ta telefonoj Zelensky-n
BKT
Rajoni dhe Bota

Trump: Nëse bisedimet me Putinin shkojnë mirë, do ta telefonoj Zelensky-n

M.M./ RTKlive

Trump për takimin e nesërm me Putinin, tha se nëse zhvillohet “mbarë takimi”, ai do ta telefonojë presidentin ukrainas, Zelenskyy, për të organizuar një takim të dytë, dhe se ky mund të zhvillohet në disa vende të mundshme, përfshirë Alaskën.

Megjithatë, kur u pyet nëse Zelenskyy është gati të udhëtojë për bisedime të mëtejshme nëse gjërat shkojnë mirë, Trump tha se nuk do të spekulojë nëse do të ketë apo jo një takim të dytë, raporton BBCNews.

Trump tha se “mund të ishte mirë” që ai dhe Putini t’u flasin gazetarëve pas takimit të tyre, por theksoi se nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit, nuk do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp dhe në vend të kësaj do t’i drejtohet vetë gazetarëve para se të kthehet në SHBA.

Ndryshe, Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini kanë thënë se liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve të nesërme. Sekretarja e Shtypit e Trump-it, Karoline Leavitt, sqaroi se takimi kokë më kokë i tyre do të përfshijë pastaj një drekë dypalëshe me të dy delegacionet dhe një konferencë për shtyp.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota