Takimi me Putinin në Alaskë, Trump: Ka 25% shanse që të dështojë
BKT
Foto arkiv
Rajoni dhe Bota

Takimi me Putinin në Alaskë, Trump: Ka 25% shanse që të dështojë

RTKlive

(E përditësuar) Presidenti amerikan Donald Trump përdori probabilitetin për takimin e tij me Vladimir Putinin të premten në Alaskë teksa pranoi se ekziston një “shans prej 25% që ky takim të mos jetë i suksesshëm”

Në një intervistë për Fox News, presidenti amerikan përsëriti se takimi i tij me presidentin rus mund të çojë në një takim të dytë në të cilin ai ka lënë të kuptohet se do të marrë pjesë edhe udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ai shtoi se beson se do të arrijë një marrëveshje me Vladimir Putinin për Ukrainën dhe se kërcënimet me sanksione kundër Rusisë ka të ngjarë të luajnë një rol.

Duke iu referuar më pas territoreve ukrainase dhe ruse, Trump thotë se duhet të ketë një “shkëmbim” midis Kievit dhe Moskës.

Trump tha se ai ka tre vende në mendje për një takim të mundshëm trepalësh të tij me Putinin dhe presidentin ukrainas Zelensky.

Trump thotë se Putini është gati të bëjë marrëveshje për Ukrainën

Presidenti amerikan Donald Trump tha të enjten se mendon se Vladimir Putini është gati të bëjë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, pas sugjerimit të Putinit për një marrëveshje për armët bërthamore para samitit të tyre në Alaska.

Trump tha në një intervistë se nëse takimi me Putinin do të shkojë mirë, ai do t’i kontaktojë Zelenskinë dhe liderët evropianë, dhe se synimi i samitit është të organizohet një takim i dytë që përfshin Ukrainën. Ai shtoi se nuk pret një armëpushim të menjëhershëm.

“Mendoj se ai do të bëjë një marrëveshje,” tha Trump.

Ai tha se do të ketë një konferencë për shtyp pas bisedimeve, por nuk e dinte nëse do të jetë e përbashkët. Ai gjithashtu tha se do të ketë “dhënie dhe marrje” për kufijtë dhe tokën.

“Takimi i dytë do të jetë shumë, shumë, shumë i rëndësishëm. Ky takim vendos bazën si një lojë shah. Ky (takim i parë) vendos bazën për një takim të dytë, por ka 25% mundësi që ky takim të mos jetë i suksesshëm,” tha Trump.

Putini u shpreh se SHBA po bën përpjekje të sinqerta për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të arritur marrëveshje që do të sigurojnë paqe afatgjatë, duke përfshirë edhe kontrollin e armëve strategjike, raporton Reuters.

Një zyrtar evropian paralajmëroi se Rusia mund të përdorë çështjen e armëve bërthamore për të shpërqendruar SHBA-në nga Ukraina dhe për të shmangur sanksionet e reja.

Trump paralajmëroi pasojat nëse Putini refuzon paqen dhe theksoi se marrëveshja do të jetë mes Putinit dhe Zelenskyt.

Evropianët janë të shqetësuar se çdo marrëveshje mund të konsolidojë kontrollin rus në territorin ukrainas dhe të nxisë agresion të mëtejshëm në Europë.

Samiti vjen në një moment të vështirë të luftës që ka shkaktuar mijëra viktima dhe miliona të zhvendosur që nga pushtimi rus në 2022.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota