Rusia shpall të padëshirueshme organizatën `Reporterë pa Kufij`
RTKlive
Ministria e Drejtësisë e Rusisë njoftoi të enjten se ka shpallur organizatën ndërkombëtare për lirinë e shtypit, “Reporterë pa Kufij” me bazë në Francë, si organizatë të padëshiruar.
Rusia rregullisht e kategorizon si “të padëshirueshme” organizatat që, sipas saj, dëmtojnë sigurinë kombëtare. Kjo përkufizim do të thotë se qytetarët rusë që punojnë me ose financojnë këto grupe mund të përballen me deri në pesë vjet burg, shkruan usnews.
Deri më sot, Rusia ka shpallur më shumë se 250 organizata të huaja si të padëshirueshme, shumica e të cilave nga vendet e BE-së, Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina.
Organizata të tjera të mëparshme të shpallura të padëshiruara përfshijnë Radio Evropa e Lirë, e financuar nga qeveria amerikane, organizatën ndërkombëtare mjedisore Greenpeace dhe Amnesty International me seli në Londër.
E themeluar në Francë në vitin 1985, “Reporterë pa Kufij” mbron gazetarët dhe lufton kundër censurës në mbarë botën.
Grupi renditi Rusinë në vendin e 171-të nga 180 vende në Indeksin e Lirisë së Shtypit këtë vit dhe ka listuar 50 gazetarë të cilët janë të ndaluar në vend.























