Sulm kibernetik rus ndaj Norvegjisë
BKT
Rajoni dhe Bota

Sulm kibernetik rus ndaj Norvegjisë

M.M. / RTKlive

Një sulm i ri kibernetik ka ndodhur në Norvegji. Shërbimit Sekret Norvegjez thekson se përgjegjëse për këtë sulm të ri është i njëjti grup pro-rus që në pranverë hapi në distancë një digë me ç’rast uji rridhte i lirë për katër orë.

Shërbim Sekret Norvegjez (PST) konfirmon se ka ndodhur një tjetër sulm. Nuk është bërë ende e qartë saktësisht çfarë ka ndodhur, por policia e krahason këtë me hakerimin e digës Bremanger në pranverë, kur diga u hap dhe uji rridhte i lirë për katër orë.

“I njëjti grup thotë se qëndron pas sulmit”, tha për Aftenposten përfaqësuesi i PST-së, Per Niklas Hafsmoe, për sulmin e ri.

“Mënyra e veprimit është e ngjashme, në kuptimin që kompania në fjalë është sulmuar përmes një ndërhyrjeje të paligjshme në sistemin e saj informatik, pas së cilës grupi publikoi një foto të ekranit si provë dhe pretendim se ata janë përgjegjës”, shtoi Hafsmoe.

Shërbim Sekret Norvegjez po heton tani këtë rast.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota