Katër persona vdesin nga zjarret në Spanjë dhe Portugali
BKT
Rajoni dhe Bota

Katër persona vdesin nga zjarret në Spanjë dhe Portugali

Flutura Bekqeli/ RTK

Spanja ka dërguar 500 trupa të tjera për t`i luftuar zjarret e egra, derisa deri më tani janë raportuar 4 të vdekur në Spanjë dhe Portugali, si pasojë e zjarreve. Zjarret kanë shpërthyer gjithashtu në Greqi, Francë, Turqi dhe Ballkan, ndërsa një valë e nxehtësisë ka goditur pjesë të Evropës Jugore.

Të dielën, një zjarrfikës vdiq në Spanjë, pas një aksidenti gjatë përpjekjeve për shuarjen e zjarreve, kur kamioni i tij ra nga një kodër e pjerrët, tha qeveria rajonale e Castile dhe León.

Në Portugalinë fqinje, ku gjithashtu zjarret janë aktive, një tjetër zjarrfikës gjeti vdekjen të dielën në një aksident trafiku "tragjik", tha presidenti Marcelo Rebelo de Sousa. Zjarret kanë shpërthyer gjithashtu në Greqi, Francë, Turqi dhe Ballkan, ndërsa vala e nxehtësisë ka përfshirë pjesë të Evropës Jugore. Disa zjarre të mëdha ende janë aktive në veriperëndim dhe perëndim të Spanjës, ku 27.000 banorë janë evakuuar aktualisht nga shtëpitë e tyre.

Dymbëdhjetë zjarre janë aktive në rajonin veriperëndimor të Galicisë, ku më i madhi ka djegur 17.500 hektarë. Vetëm këtë vit, rreth 343.000 hektarë janë djegur në të gjithë Spanjën, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje, pothuajse dyfishi i sasisë nga viti i kaluar. Portugalia fqinje gjithashtu është përballur me zjarret që nga fundi i korrikut, ku pjesa veriore dhe qendrore e vendit janë goditur më rëndë.

Spanja dhe Portugalia kanë aktivizuar Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile, sipas të cilit vendet mund të kërkojnë ndihmë emergjente.

Zjarrfikës nga vende të tjera janë dërguar për të luftuar zjarret në Spanjë, derisa të dy vendet do të marrin dy aeroplanë zjarrfikës. Zjarret në pyje janë një dukuri e zakonshme në të gjithë Evropën Jugore gjatë verës, por ashpërsia e tyre shpesh mund të përkeqësohet nga kushtet e valës së nxehtësisë.

Meteorologët thonë se ekstreme të tilla po bëhen më të shpeshta dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Ndryshimet klimatike po shkaktojnë që moti të bëhet më i ashpër, sipas një studimi nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike e Spanjës.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota