18:25 / 19.08.2025
Trump: S’do të ketë trupa amerikane në Ukrainë
M.M./ RTKlive
Presidenti Trump ka bërë të ditur se nuk do të ketë trupa amerikane në territorin e Ukrainës për të garantuar sigurinë atje.
Në një intervistë, lidhur me garancitë e sigurisë për Ukrainën, Trump tha se Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar janë mes atyre që “duan të kenë” trupa në terren, duke shtuar: “Nuk mendoj se kjo do të jetë problem”, raporton BBCNews.
I pyetur nëse SHBA do të ketë trupa në terren si pjesë e një garancie sigurie për Ukrainën, Trump u shpreh kategorikisht kundër.
“Ju e keni garancinë time dhe unë jam president,” tha ai.
“Unë thjesht po përpiqem të ndaloj që njerëzit të mos vriten.”























