BDI: Edhe VLEN pranon, Çairi është në kaos
BKT
Rajoni dhe Bota

BDI: Edhe VLEN pranon, Çairi është në kaos

M.M./ RTKlive

Përmes një deklarate të bartësit të listës së VLEN në Çair, Aleanca Demokratike për Integrim ka theksuar sfidat që paraqet infrastruktura dhe gjendja e vendbanimeve në komunë, duke thënë se "përgjegjësia kryesore sipas tij lidhet me menaxhimin e mëparshëm të Izet Mexhitit".

BDI thekson se "që prej vitit 2005, Mexhiti ka qeverisur me Çairin dhe e ka shndërruar në simbol të ndërtimeve pa leje, mbi 150 raste të dokumentuara".

“Ai është autori i kaosit urbanistik dhe betonizimit të hapësirave të gjelbra. Ai e ka shndërruar komunën në bankomat personal për pasurimin e tij dhe të familjes së tij, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

BDI tutje shton se është paradoksale që sot kandidatët e VLEN flasin për “zgjidhje” ndërkohë që po mbrojnë dhe promovojnë pikërisht autorin e këtij kaosi.

Sipas BDI-së, Çairi ka nevojë për vizion, përkujdesje dhe integritet, jo për rikthimin e atyre që e sollën në këtë gjendje. Banorët e Çairit e dinë mirë kush e krijoi problemin dhe kush mund ta zgjidhë.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota