Ish-presidenti i Sri Lankës arrestohet për korrupsion
BKT
Rajoni dhe Bota

Ish-presidenti i Sri Lankës arrestohet për korrupsion

M.M./ RTKlive

Policia e Sri Lankës arrestoi të premten ish-presidentin dhe politikanin e lartë të opozitës së vendit, Ranil Wickremesinghe, për akuza mbi keqpërdorim të fondeve publike gjatë mandatit të tij si president, tha policia.

Wickremesinghe, i cili shërbeu si president i ishullit nga viti 2022 deri më 2024, u arrestua mbi dyshimet se kishte përdorur fonde publike për të marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të bashkëshortes së tij në Londër, pas një vizite zyrtare në SHBA, tha zëdhënësi i policisë, Fedrick Wootler, për Associated Press.

Ndihmësi i Wickremesinghe, Danushka Ramanayake, tha se ish-presidenti është dërguar në gjykatë, pasi u arrestua nga Departamenti i Hetimeve për Krime Financiare.

Wickremesinghe është ish-kreu i parë i shtetit të Sri Lankës që arrestohet dhe është udhëheqësi më i profilit të lartë që po hetohet për korrupsion nën qeverinë e presidentit Anura Kumara Dissanayake, e cila erdhi në pushtet vitin e kaluar me premtimin për të ndëshkuar ata të akuzuar për korrupsion nga qeveritë e mëparshme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota