Vritet në Lviv ish-kryetari i parlamentit ukrainas Andriy Parubiy
BKT
Foto: Getty images
Rajoni dhe Bota

Vritet në Lviv ish-kryetari i parlamentit ukrainas Andriy Parubiy

RTKlive

Ish-kryetari i parlamentit ukrainas, Andriy Parubiy, është qëlluar për vdekje në Lviv, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.

Policia ka marrë raportime për të shtënat në distriktin Frankivsk të Lvivit, në Ukrainën perëndimore, rreth mesditës së së shtunës me orën lokale. Raportimet e pakonfirmuara sugjerojnë se Parubiy është qëlluar disa herë nga një person i armatosur mbi një biçikletë elektrike, i veshur si korrier, raporton BBC.

Parubiy, 54 vjeç, u bë i njohur si pjesë e lëvizjes Maidan në Ukrainë, e cila avokonte për lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian (BE) dhe solli rrëzimin e ish-presidentit pro-rus Viktor Yanukovych në vitin 2014.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi këtë si një “vrasje të tmerrshme” dhe shprehu ngushëllimet e tij.

Policia kombëtare e Ukrainës, policia rajonale e Lvivit dhe shërbimi i sigurisë janë duke hetuar. Ende nuk është e qartë kush qëndron pas sulmit.

“Ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Ihor Klymenko, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Ruslan Kravchenko, sapo raportuan për rrethanat e para të njohura të vrasjes së tmerrshme në Lviv. Andriy Parubiy u vra. Ngushëllimet e mia për familjen dhe miqtë e tij", tha Zelensky në një deklaratë në Telegram.

Ai theksoi se të gjitha forcat dhe mjetet e nevojshme po angazhohen për të hetuar dhe për të gjetur vrasësin.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota