Dyzet e pesë ushtarë mbahen peng në Kolumbi
BKT
Rajoni dhe Bota

Dyzet e pesë ushtarë mbahen peng në Kolumbi

M.M./ RTKlive

Dyzet e pesë ushtarë kolumbianë po mbahen në një zonë të trafikut të drogës në perëndim të vendit, tha ministri i Mbrojtjes së Kolumbisë, Pedro Sanchez.

Për këtë incident qeveria ia atribuon rebelëve që refuzojnë marrëveshjen e paqes të vitit 2016.
Ushtarët po mbaheshin nga rreth 600 persona në El Tambo, në departamentin Cauca, shkroi ministri i Mbrojtjes Pedro Sanchez, në një postim në X, të dielën vonë.

Kapja e ushtarëve, shpesh nga komunitete lokale, që, sipas qeverisë, ushtrojnë presion nga rebelët, nuk është e rrallë, dhe incidentet e fundit kanë përfunduar me lirimin e ushtarëve pa lëndime, raporton Reuters.
Sanchez fajësoi rebelët nën komandën e një disidenti të njohur si Ivan Mordisco dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të ushtarëve.

“Ky është një krim kundër njerëzimit që nuk ka afat parashkrimi dhe do të ndiqet nga të gjitha sistemet e drejtësisë ndërkombëtare,” shtoi ai.

Konflikti i brendshëm gjashtëdekadësh i Kolumbisë ndërmjet qeverisë, guerilëve majtistë, paramilitarëve të djathtë dhe trafikantëve të drogës ka vrarë më shumë se 450.000 persona.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota