Figura politike amerikane reagojnë pas vdekjes së aktivistit Charlie Kirk
BKT
Foto: The Deseret News/AP
Rajoni dhe Bota

Figura politike amerikane reagojnë pas vdekjes së aktivistit Charlie Kirk

RTKlive

Vdekja e aktivistit konservator Charlie Kirk pas të shtënave në Utah ka shkaktuar reagime të shumta nga figura të njohura politike amerikane.

Ish-këshilltari i fushatës së Donald Trump, David Urban, e quajti rastin “një tragjedi për Amerikën” dhe tha se është zemërthyerje të shohësh një jetë të rinie të rrëmbyer, duke theksuar se fëmijët e Kirk mbeten pa babain e tyre dhe bashkëshortja e tij është vejushe, shkruan CNN.

Presidenti Donald Trump Jr. shkroi: “Të dua vëlla. Ti i dhe kaq shumë njerëzve guximin të flasin dhe nuk do të heshtim kurrë.”
Ish-nënpresidenti Mike Pence tha se Kirk ishte “një njeri vërtet i mirë” dhe po luten për familjen e tij.

Zyrtarë të tjerë e përshkruan Kirk si patriot të palëkundur dhe figurë me ndikim të madh:

Lee Zeldin, Administrator i EPA-së: “Patriotizmi i Kirk ishte i palëkundur, energjia e tij e pakufishme dhe ndikimi i tij i paçmuar.”

JD Vance: i dëshiroi “pushim të përjetshëm”.

Sekretarja e Bujqësisë Brooke Rollins: e quajti “mik e dashur” dhe një “tragjedi të thellë”.

Sekretari i Thesarit Scott Bessent: “Burrë i guximshëm, bashkëshort i përkushtuar, baba i dashur dhe patriot i madh.”

Sekretari i Tregtisë Howard Lutnick: “Një humbje monumentale, do mbahet mend për mirësinë dhe besnikërinë e tij.”

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson: “Mik i ngushtë dhe i besuar që do të mungojë shumë.”

Robert F. Kennedy Jr.: “Mik i dashur dhe kryqtar i guximshëm për lirinë e fjalës. Një plumb ka heshtur shprehësin më të qartë të së vërtetës së një epoke.”

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota