Forcat izraelite sulmojnë portin Hodeida në Jemen
BKT
Rajoni dhe Bota

Forcat izraelite sulmojnë portin Hodeida në Jemen

Luan Qorraj /RTK

Përderisa presioni ndërkombëtar mbi Izraelin vazhdon të rritet, është bërë e ditur se forcat izraelite kanë kryer një seri sulmesh në portin e Jemenit, ku sipas Tel-Avivit, u shënjestruan caqe të Houthive.

Aeroplanët Izraelit kanë kryer një seri të sulmeve në portin Hodeida të Jemenit ku, sipas tel avivit, u goditën caqe infrastrukturore që kanë lidhje me Houthi-t, të cilët, ende arrijnë të nisin sulme sporadike kundër Izraelit.

Edhe pse Tel-Avivi thotë se caqet e shenjëstruara kanë pasur funksion ushtarak, Houthi-t kanë thënë se si pasojë e këtyre sulmeve është vrarë një numër i civilëve dhe se janë dëmtuar prona dhe anije të cilat nuk kanë lidhje me kryengritësit. Gjithashtu, para sulmit, Izraeli paralajmëroi që porti i Hodeidas do të shenjëstrohet dhe i bëri thirrje të gjithë civilëve që të largohen nga porti.

Gjatë dy javëve të kaluara Houthi-t , me anë të një fluturakeje pa pilot, goditën aeroportin Ramon në Izrael- duke lënduar dy persona dhe lansuan raketë balistike drejtë izraelit- edhe pse TEl Avivi, muajin e kaluar, krahu kryeministrin e Jemenit dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë,  krerët Houthi-ve në Sana kanë vazhduar ti kërcënohen izraelit dhe janë zotuar se do të hakmirrën për sulme.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota