Serbia mban paradë ushtarake mes protestave
BKT
Rajoni dhe Bota

Serbia mban paradë ushtarake mes protestave

Luan Qorraj /RTK

Pavarësisht protestave antiqeveritare nëpër Serbi, ushtria serbe organizoi sot një parakalim të madh ushtarak në Beograd, ku, mes tjerash, prezantoi disa prej sistemeve më të reja ushtarake të cilat i ka blerë kohët e fundit.

Ushtria e Serbisë ka mbajtur një parakalim ushtarak në Beograd në të cilin, u paraqitën disa prej sistemeve më të reja ushtarake të cilat Serbia i ka blerë nga vendet e ndryshme.

 Në këtë parakalim, morën pjesë rreth 10 mijë pjesëtar të ushtrisë së Serbisë dhe u paraqitën rreth 2 500 armë dhe sisteme ushtarake. Mes tjerash u paraqitën sisteme ushtarake të blera nga Kina dhe Izraeli përderisa së bashku me fluturaket e ushtrisë Serbe u paraqitën edhe dy aeroplanë francez ‘Rafale’, të cilët Serbia i ka blerë por nuk do ti pranon edhe disa vite , këta dy aeroplanë fluturuan nga Franca për këtë parakalim.

 Kritikët e presidentit Vuçiq kanë thënë se ky parakalim u organizua me qëllim të rritjes së popullaritetit të presidentit dhe tërheqjes së vëmendjes nga protestat e pandalura anti-qeveritare të cilat vazhdojnë në pjesën më të madhe të Serbisë. Disa udhëheqës opozitar kanë thënë Vuçiq po e përdorë ushtrinë si dekor politik përderisa disa grupe qytetare kanë thënë se punëtorët publik kanë qenë të detyruar të marrin pjesë në parakalim për të rritur numrin e spektatorëve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota