Takimi Trump-Erdogan, pritet të bisedohet për heqjen e ndalimit të F-35
M.M./ RTKlive
Presidenti Donald Trump do të zhvillojë bisedime me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë të enjten, ndërsa lideri republikan ka sinjalizuar se bllokimi i qeverisë amerikane për shitjet e avionëve luftarakë të avancuar drejt Ankarasë mund të hiqet së shpejti.
Gjatë mandatit të tij të parë, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Turqinë, një aleate e NATO-s, nga programi kryesor i avionëve F-35 pasi Ankaraja bleu një sistem mbrojtjeje ajrore nga Rusia. Zyrtarët amerikanë u shqetësuan se përdorimi nga Turqia i sistemit rus S-400 tokë-ajër mund të përdorej për të mbledhur të dhëna mbi aftësitë e F-35 dhe se kjo informacion mund të përfundonte në duart e Rusisë, raporton AP.
Por Trump javën e kaluar i dha shpresë Turqisë se zgjidhja e çështjes është afër, teksa njoftoi planet për vizitën e Erdogan.
“Ne po punojmë për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake me Presidentin, duke përfshirë blerjen në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të madhe për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim t’i përfundojmë pozitivisht,” tha Trump në një postim në rrjetet sociale.























