13:25 / 26.09.2025
7 të vdekur nga alkooli i kontrabanduar në Rusi, 3 të helmuar
RTK
Të paktën shtatë persona raportohen të kenë vdekur, si pasojë e pirjes së alkoolit të kontrabanduar në Rusi.
Sipas Reuters, rasti ka ndodhur në rajonin veriperëndimor të Leningradit në Rusi.
Tre pacientë të tjerë janë duke marrë trajtim mjekësor për helmim, njofton Ministria e Brendshme ruse.
Zëdhënësi i kësaj ministrie u deklarua se një banor i qytetit Gostitsy, pranë kufirit me Estoninë, është arrestuar me dyshimin se ua ka shitur alkoolin bashkëfshatarëve të tij.























