Dy të vdekur e 14 të plagosur nga të shtënat masive në Alabama
M.M./ RTKlive
Dy persona kanë vdekur dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në shtetin amerikan të Alabamës.
Tre persona janë dërguar në spital me lëndime të rënda.
Policia u njoftua për të shtënat në qytetin Montgomery rreth orës 23:30 me kohën lokale të shtunën, raporton AP.
Sipas autoriteteve lokale, bëhet fjalë për një përplasje mes dy rivalëve të armatosur, të cilët filluan të qëllonin njëri-tjetrin ndërsa një turmë njerëzish ndodhej në kryqëzimin e zjarrtë.
“Ishte dy palë të përfshira që praktikisht filluan të qëllonin njëri-tjetrin në mes të një turme njerëzish,” tha shefi i policisë James Graboys për AP.
Të dielën në mëngjes nuk kishte asnjë person të arrestuar për këtë akt.
Shumë njerëz ndodheshin në qytet në kohën e të shtënave, pasi po zhvillohej një ndeshje universitare futbolli në ‘Hornet Stadium’ dhe një panair i madh po mbahej në qytet.























