Përfaqësuesit e Tel-Avivit dhe Hamasit kanë arritur në Kajro
Luan Qorraj /RTK
Negociuesit izraelitë dhe ata të Hamasit kanë arritur në Egjipt, ku do të diskutohet rreth çështjeve të pazgjidhura të planit 20-pikësh të presidentit amerikan Trump për ndaljen e luftimeve. Nga Rripi i Gazës njoftohet se operacionet e ushtrisë izraelite po vazhdojnë pa ndërprerje.
Negociuesit Izraelit dhe ata të Hamasit kanë filluar të arrijnë në Akiro të Egjiptit ku do të diskutojnë rreth çështjeve të pazgjidhura të planit 20-pikës të presidentit amerikan Trump, i cili pritet të ndalon luftën në Rripin e Gazës. Edhe pse dy palët kanë thënë se do ta pranojnë planin e Trump, disa çështje kanë mbetur të pazgjidhura, më e rëndësishmja është se a do të pranon Hamasi të çarmatosët dhe të largohet nga jeta politike në rripin e gazës në të ardhmen.
Edhe Tel Avivi ka thënë se është i gatshëm të ndalon luftën në rast që Hamasi i pranon kushtet ndërsa vet kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se beson që të gjitha pengjet që ende mbahen në rripin e gazës do të lirohen "brenda pak ditëve".
Ndërkohë, edhe pse shtëpia e bardhë ka kërkuar ndalim e menjëhershëm të bombardimeve, nga gaza vijnë njoftime për vazhdimësinë e operacioneve Izraelite në pjesët e ndryshme të territorit sipas zyrtarëve në Gaza, gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e operacioneve të ndryshme izraelite janë vrarë së paku 70 palestinez, përderisa qindra të tjerë janë plagosur.
Dukët se Tel Avivi ka vendosur të pret vendimin e Hamasit për të ndaluar sulmet të cilat, deri me tani, kanë shkaktuar vdekjen emë shumë se 67 mijë palestinezëve dhe shkatërrim gjithëpërfshirës në tërë rripin e gazës























