Plagoset me thikë kryetarja e komunës së Herdeckes në Gjermani
RTKlive
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit të Herdeckes, Iris Stalzer, 57 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike pas një sulmi me thikë të martën.
Iris Stalzer, 57 vjeçe, u tërhoq vetë në shtëpinë e saj pas sulmit rreth mesditës, raportoi transmetuesi WDR. Gazeta Bild tha se ajo kishte plagë therëse në qafë dhe bark.
Prokurorët dhe policia thanë në një deklaratë të përbashkët se hetimi po shqyrton çdo mundësi dhe se: “Përfshirja e afërmve të ngushtë nuk mund të përjashtohet në këtë moment.”
Agjencia e lajmeve DPA raportoi se djali dhe vajza e saj, 15 dhe 17 vjeç, ishin marrë në pyetje. Stalzer u transportua me helikopter në spital dhe ndodhet ende në kujdesin intensiv, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Sulmi vjen pas një fushate zgjedhore në Veri-Rajhin-Vestfali që u karakterizua nga ashpërsia e tonit politik. Stalzer, anëtare e Partisë Social Demokrate, pritet të marrë detyrën në nëntor. Ajo mundi kryetaren konservatore me mbështetjen e të Gjelbërve.
Kancelari konservator Friedrich Merz bëri thirrje për një hetim të shpejtë.
Rasti rikujton sulmet e mëparshme ndaj politikanëve në Gjermani, përfshirë vrasjen e Walter Lübcke në 2019 dhe sulmin ndaj Henriette Reker katër vjet më parë. 























