SHBA vret 6 persona në ujërat pranë Venezuelës, për trafikim droge
M.M./ RTKlive
Shtetet e Bashkuara goditën një tjetër varkë të vogël, për transportim droge në ujërat pranë Venezuelës, duke vrarë gjashtë persona, tha të martën presidenti Donald Trump.
Sipas presidentit, ata që humbën jetën ndodheshin në bordin e anijes, ndërsa asnjë forcë amerikane nuk u lëndua. Ky është sulmi i pestë vdekjeprurës në Karaibe, pasi administrata e Trump-it ka deklaruar se po trajton trafikantët e dyshuar të drogës si luftëtarë të paligjshëm që duhet të përballen me forcë ushtarake, raporton AP.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, urdhëroi sulmin të martën në mëngjes, tha Trump, i cili publikoi edhe një video të tij, ashtu siç ka bërë edhe më parë. Hegseth më vonë e ndau videon në një postim në X.
Trump tha se sulmi u krye në ujërat ndërkombëtare dhe se shërbimet “inteligjente” kishin konfirmuar që anija po trafikonte narkotikë, ishte e lidhur me “rrjete narkoterroriste” dhe ndodhej në një rrugë të njohur të trafikut të drogës.























