Rutte: Po bëjmë përpjekje kolektive për mbrojtjen e Ukrainës
M.M./ RTKlive
Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të kësaj orgtanizate e vlerësoi si të rëndësishëm, sepse, sipas tij, pas takimit të suksesshëm në Hagë tanimë janë sigurua fonde të shumta në dispozicion për mbrojtjen e Ukrainës.
”Po vjen fuqi zjarri nga industria jonë e mbrojtjes, që është shumë e rëndësishme, dhe po bëjmë gjithçka kolektivisht për të mbajtur Ukrainën të fortë”, theksoi Rutte, bën të ditur Zyra për Informim e NATO-s.
Rutte shprehu falënderimin ndaj presidentin Trump dhe ndaj Pete Hegseth-it, Sekretar I Mbrojtjes, për kontributin e tyre në NATO, ku sipas tij, falë tyre NATO tani është shumë më e fortë.
”Por dua veçanërisht të falënderoj Presidentin Trump dhe ju personalisht për udhëheqjen tuaj, si dhe të gjithë ekipin tuaj, për faktin se NATO tani është shumë më e fortë, më vdekjeprurëse, por edhe më e drejtë, sepse e dimë që që nga Presidenti Eisenhower ka pasur këtë shqetësim të vazhdueshëm se po, NATO ishte aty, SHBA-të ishin të angazhuara, por gjithashtu kishin pritshmëri të qarta që Aleatët e BE-së dhe Kanadaja të kontribuonin, dhe ne morëm këtë vendim historik në Hagë falë udhëheqjes suaj – duke barazuar shpenzimet e mbrojtjes në këtë anë të Atlantikut dhe në Kanada me atë që shpenzon SHBA-ja. Dhe mendoj se kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Rutte.
Tutj, Rutte theksoi se programi për mbrotjen e Ukrainës funksioon falë angazhimit të SHBA-së.
”Kur bëhet fjalë për Ukrainën, ju vendosët përsëri të siguroheni që ata të kenë gjithçka që u nevojitet nga SHBA-ja, e paguar nga Aleatët, dhe ky program tashmë po funksionon. Janë angazhuar 2 miliardë deri tani, dhe sot pres shumë njoftime të reja nga vendet që do të marrin pjesë. Pra, gjithçka në tërësi, po bëjmë përparim të madh. Përsëri – faleminderit shumë Pete për gjithçka që po bëni”, tha mes tjerash Rutte.























