Izraeli do ta kufizojë ndihmën për Gazën
BKT
Rajoni dhe Bota

Izraeli do ta kufizojë ndihmën për Gazën

Flutura Bekqeli / RTK

Tre trupa të vdekur që mbrëmë janë kthyer në Izrael, tashmë janë identifikuar. Hamasi pritet të kthejë më shumë trupa sot, ka bërë të ditur një burim izraelit për CNN.

Lëshimi i ngadaltë i mbetjeve mortore ka bërë që autoritetet izraelite të zvogëlojnë ose vonojnë ndihmën për Gazën. Izraeli njoftoi Kombet e Bashkuara se numri i kamionëve të lejuar do të jetë i kufizuar nga sot, tha një zëdhënës i OKB-së.

Presidenti Donald Trump tha se "faza e dytë" e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza kishte filluar. Dhe një burim izraelit dhe një diplomat rajonal i thanë CNN se negociatat për marrëveshjen janë duke vazhduar në Egjipt.

Kjo vjen pasi Izraeli paralajmëroi se do të kufizonte ndihmën në Gaza dhe do të vononte rihapjen e pikës kalimtare të Rafah derisa Hamasi të kthente trupat e të gjithë 28 pengjeve të vdekur.

Kthimi i ngadaltë i pengjeve të vdekur ka provokuar zemërim në Izrael dhe palestinezët janë gjithnjë e më të shqetësuar se vonesa mund të sjellë pasiguri në të ardhmen e armëpushimit.

Eshtrat e 45 palestinezëve të vdekur që ishin mbajtur në Izrael u kthyen në Gaza të martën, thotë Kryqi i Kuq.

Në Gaza, agjencitë e ndihmës së OKB-së thonë se sfidat për të sjellë furnizime dhe për të filluar rindërtimin janë të mëdha.

Ndërkohë, Donald Trump ka thënë se nëse Hamasi nuk çarmatoset "ne do t'i çarmatosim ata.

Në një intervistë mbrëmë me partnerin amerikan të BBC-së, CBS News, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se shpreson për paqe në fazën tjetër të marrëveshjes së armëpushimit.

"Shpresoj që të mos ndodhë," tha Netanyahu. "Shpresoj që ta bëjmë këtë në mënyrë paqësore. Sigurisht që jemi gati ta bëjmë këtë."

"Së pari, Hamasi duhet të dorëzojë armët e tij," tha Netanyahu. "Dhe së dyti, duhet të siguroheni që nuk ka fabrika armësh brenda Gazës. Nuk ka kontrabandë armësh në Gaza. Ky është demilitarizim."


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota